Robert Lewandowski ka folur për herë të parë pasi Bayern Munich dhe Barcelona ranë dakord për transferimin e tij në skuadrën katalanase. Sulmuesi 33-vjeçar polak doli para kamerës së “Sky Sports” dhe konfirmoi:
“Pas turneut në SHBA me Barçën do të kthehem në Mynih për të thënë lamtumirë dhe për të organizuar disa çështje”. Sulmuesi 34-vjeçar gjithashtu theksoi se do të përfitojë nag ato ditë për të mbyllur skenën e tij në Gjermani në nivel personal:
“Këto tetë vite kanë qenë të veçanta dhe nuk do t’i harroj kurrë”. Nga ana tjetër, lojtari i ardhshëm i Barcelonës ka shpjeguar se përse donte që këtë të shtunë të stërvitej në qytetin sportiv të Bayernit, pasi të konfirmohej marrëveshja mes katalanasve dhe gjermanëve:
“Erdha për t’u thënë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe nuk isha i shqetësuar për një dëmtim gjatë stërvitjes. Gjithçka mund t’ju ndodhë edhe në shtëpi, nëse është e shkruar. Doja të qëndroja në formë dhe të stërvitesha edhe një herë me shokët e mi”.
Sulmuesi këmbënguli se do të kthehej në qytetin sportiv bavarez për t’iu dhënë lamtumirën të gjithë punonjësve, gjë që nuk mundi ta bënte sot