MENU
klinika

“Zyrtarët e thirrur në SPAK, thjesht koperturë”

Lubonja: Inceneratorët vijojnë të paguhen, paratë shkojnë aty ku…

26.07.2022 - 19:01

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar ditën e sotme se pavarësisht publikimit të skandalit të inceneratorëve, miliona para vijojnë të paguhen.

Ai shtoi se kjo mund të tregojë që paratë shkojnë aty ku kontratat janë bërë nën dorë, ndërsa tha se shpresën e vetme për këtë situatë e sheh tek protestat.

“Nuk ju duket që krimi i organizuar po bëhet më agresiv dhe i fuqishëm. Guximi për afera është më i madh? Mendoj se po. Nëse SPAK paska avancuar kjo e keqe avancon më shpejt se SPAK dhe ministrat e pyetur janë thjeshtë koperturë.

Kontratat për Inceneratorët kanë vijuar të paguhen. Edhe pse plasi skandali nuk ndalojnë pagesat. Është njëlloj sikur atij që ka hyrë në burg ti çosh edhe paratë. Ose kontrata vijon sepse lekët shkojnë aty ku është bërë kontrata nën dorë. I mbetem asaj që bëhet vetëm për dukje, dhe shpresa e vetme janë protestat që thotë Meta, që mund t’i bëjnë presione edhe SPAK-ut.

Që nga 2013 kur e la Berisha deri tani nëse do të bindesha se ka progres në disa aspekte, por ka shumë probleme, prap do të thoja shumë mirë. Por unë shoh regres, jo vetëm unë por edhe organizata të pavarura”, u shpreh Lubonja në News 24.

Ndërsa në lidhje me lëvizjet e fundit në qeveri, Lubonja u shpreh se shkarkimi i Arben Ahmetaj, mund të jetë një lëvizje e cila i paraprin thirrjes së tij nga SPAK më vonë, çka do t’i hiqte Ramës barrën e marrjes në pyetje të një ministri.

“Varen nga Rama. Sikur i bëri Rama pa futur faktorin përtej Ramës, presioni i SPAK se nesër ja marrin si ministër dhe më mirë ta heq vetë se sa të ma marrin si ministër. Ndërkohë shohim që mbështetja për qeverinë është e madhe dhe skandaloze. Nuk dua të flas në mënyrë të bindur por mbetem dyshues, kam pak shpresë që drejtësia ka një impenjim ndërkombëtar për ta bërë SPAK të fuqishëm që edhe Rama të hyjë në rrjetën e SPAK. Unë nuk e besoj këtë. Nëse trashet zullumi diçka do të ndodhë por unë nuk e besoj”, tha Lubonja.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri