14.07.2022 - 11:15
Mali i Cikës vijon të jetë i pushtuar nga flakët. Prej të katërtën ditë me radhë vatrat e zjarrit janë aktive.
Gazetari Elton Nikaj raporton se gjatë paradites së sotme pritet të nisë ndërhyrje nga toka. Ndërkohe tymi i krijuar një dite më parë krijoi probleme te pushuesit.
Ndërhyrja ka qenë e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë. Sakaq, zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha.