MENU
klinika

Gjyqi, 4 javë para Botërorit

Mashtrimi, Neymar rrezikon 5 vjet burg

27.07.2022 - 14:15

Zbulim tronditës nga Spanja, ku pretendohet se ish-futbollisti i Barcelonës, aktualisht pjesë e PSG-së, Neymar Junior, po hetohet për mashtrim. Më konkretisht, “El Pais” shpjegon detajet e akuzës.

“Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Neymar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg.

Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane DIS, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit. Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Neymarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN