MENU
klinika

Referuar INSTAT

Ministrja e Financave: Rritja ekonomike e Shqipërisë, më e larta se edhe gjithë vendet e rajonit

01.07.2022 - 09:57

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj referuar shifrave të INSTAT, ka deklaruar sot se Shqipëria në 3 mujorin e parë të vitit 2022 ka pasur një rritje ekonomike më të lartë se mesatarja e BE-së, por edhe se rritja e të gjitha vendeve të rajonit.

“Rritja ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022 rezultoi 5.97% pra afërsisht 6%.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2021 kemi pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike se në këtë tremujor të katërt rritja ishte 5.1%.

Ne vijojmë të mbetemi parashikimeve të rritjes prej 3.24 % për vitin 2022 bazuar në të dhënat që kemi për 5 mujorin

Në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria me rritjen 5.97% ka qenë më e lartë dhe se mesatarja e BE e cila është rritur me 5.6 % por edhe se rritja e të gjithë vendeve të rajonit”, tha Ibrahimaj në një konferencë me mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'I bëjmë thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave"

Ambasadorja e SHBA takon ministren e Financave: Mbështesim fiskalizimin!