MENU
klinika

“Incidenti i pashpjegueshëm”

Mister si u vranë dhe plagosën ushtarët rus në centralin bërthamor në Ukrainë

19.07.2022 - 16:08

Disa ushtarët rusë janë vrarë dhe plagosur në një ‘incident të pashpjegueshëm’ misterioz në centralin bërthamor të okupuar në Zaporizhzhia në Ukrainë.

Dmytro Orlov, kryebashkiaku i Enerhodarit ku ndodhet stacioni, tha se trupat ishin ‘aq të frikësuar sa vrapuan në panik’, disa prej të cilëve po marrin kujdes intensiv në spital.

Njerëzit e Putinit kishin përdorur termocentralin për të ruajtur shumë nga armët e tyre, duke përfshirë sistemet raketore.

Presidenti i agjencisë bërthamore ukrainase Energoatom kishte paralajmëruar të premten se situata ishte ‘jashtëzakonisht e tensionuar’, me deri në 500 ushtarë rusë që kontrollonin vendndodhjen.

“Okupatorët po sjellin makineritë e tyre atje, duke përfshirë sistemet raketore, nga të cilat ata tashmë bombardojnë anën tjetër të lumit Dnipro dhe territorin e Nikopolit”, tha Petro Kotin, duke iu referuar qytetit përtej ujit.

“Ata kontrollojnë fizikisht perimetrin. Makineritë e rënda dhe kamionët e pushtuesve me armë dhe eksplozivë mbeten në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias”, tha ai.

Sipas kryetarit Orlov, nëntë ushtarë u dërguan në spitalin lokal me shkallë të ndryshme dëmtiminga incidenti ende i paqartë.

Ai tha: “Njëri prej tyre u soll në një gjendje të rëndë dhe është vendosur në kujdes intensiv.

“Disa kanë vdekur, por ne nuk mund ta përmendim numrin e saktë të tyre për momentin.”

Ai vazhdoi: “Ata ishin aq të frikësuar sa vrapuan nëpër territorin e stacionit në panik dhe bllokuan dy turne të personelit operativ në uzinë për një kohë shumë të gjatë.

Centrali Zaporizhzhia, i cili krijon rreth 20 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës, u kap nga forcat ruse më 4 mars dhe tani ata kontrollojnë ndërtesat administrative dhe stacionin.