MENU
klinika

Daniella Chavez

Modelja që kërkon të blejë një klub futbolli

31.07.2022 - 19:59

Modelja e Playboy-t, Daniella Chavez, i është drejtuar OnlyFans, platforma ekskluzive në internet ku fansat mund të blejnë përmbajtje erotike, për të mbledhur fonde me shpresën për të blerë ekipin e futbollit O’Higgins FC.

Klubi kilian, me qendër në Rancagua, aktualisht luan në elitën e futbollit të këtij vendi. Chavez, një modele e lindur në Kili, siguroi javën e kaluar në Tëitter se kishte mbledhur tashmë 5 milionë dollarë për “qëllimin” e saj për të blerë ekipin.

“Kam zbuluar se O’Higgins është në shitje dhe kam filluar një fushatë për të mbledhur pothuajse 20 milionë dollarë,” tha Chavez më parë për radion kiliane ADN. “Kjo është arsyeja pse e krijova këtë llogari, me më shumë përmbajtje Playboy, në mënyrë që fansat të mund të ndihmojnë në mbledhjen e parave,” shtoi ajo.

Chavez premtoi gjithashtu se do të shpërndajë dhurata nëpërmjet një lotarie për fansat që promovojnë faqen e saj OnlyFans në rrjetet sociale. Daniella Chavez është një modele shumë e njohur në rrjetet sociale. Ajo ka më shumë se 16 milionë ndjekës në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN