Moderatorja e njohur Elona Duro shprehet se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti janë jokorrekte me oraret.
E ftuar në ‘E diell’, Elona u pyet për një defekt të Borës dhe Olsës duke u shprehur se Bora shkonte gjithnjë me vonesë në fillim të emisionit dhe për këtë ishte përgjegjëse dhe Olsa. Moderatorja shtoi se kjo ndodhte për shkak se stilistja i vononte veshjen. Elona ka qenë disa herë në karrigen e opinionistes së ‘Për’puthen’ dhe ka bashkëpunuar me të dyja.
Sipas zërave, Bora nuk do jetë më pjesë e ‘Për’puthen’ sezonin e ardhshëm pasi i është besuar ‘Dancing with the stars’ që do nisë së shpejti. Në një intervistë, Olsa tha para disa javësh se ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë. “Do ketë Për’puthen4 dhe do vijë tërësisht i ndryshuar. Nuk është vendosur ende nëse do jetë apo jo. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Vendimi nuk është marrë ende. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Kemi shkëmbyer gjithmonë mendime bashkë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.- tha Olsa.