MENU
klinika

Intervista për shtypin austriak

Myfit bej Libohova tha detyrat urgjente, të qeverisë së tij…

13.07.2022 - 11:38

       Nga: Aurenc Bebja, Francë – 13 Korrik 2022

“La Dépêche Algérienne” ka botuar, të mërkurën e 17 shtatorit 1913, në ballinë, intervistën e Myfit Bej Libohovës dhënë asokohe gazetës austriake “Neue Freie Presse”, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Projektet e Shqipërisë


Vjenë, 16 shtator.

Myfit Bej Libohova, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në një artikull të botuar nga “Neue Freie Presse”, përmbledh detyrat më urgjente të qeverisë shqiptare.

E para, tha ai, do të jetë formimi i qeverisë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme.

Problemi i hekurudhave dhe i komunikimeve është aktualisht, objekt i studimeve të thelluara. Linja e parë, ndoshta do të jetë ajo e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, për të cilën tashmë është prezantuar një projekt austriak.

Z. Libohova, më pas kritikon qëndrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë. Ai beson se aleanca e Greqisë me shtetet sllave, është e panatyrshme.

Në një të ardhme shumë të afërt, – shton ai, – Greqia do të ketë nevojë për miqësinë e Shqipërisë, që nga ana e saj, kurrë nuk do të ndjekë politikën antibullgare.

Ministri thekson se Austro-Hungaria dhe Italia kanë një interes të madh, që, Shqipëria të jetë e fortë, domethënë, të ketë një ushtri prej të paktën, 100 mijë vetësh, detyra e të cilëve do të jetë, – thotë ai, – të parandalojnë valën sllave drejt Adriatikut.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plaku që ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë

50 fakte që nuk i dinit nga jeta e Ismail Qemalit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit