MENU
klinika

Wimbledon

Nadal vuan, në gjysmëfinale ndaj “rebelit” Kyrgios

07.07.2022 - 11:50

Tenisti spanjoll Rafael Nadal dhe ai australian Nick Kyrgios janë dy gjysmëfinalistët e fundit të grand slam të Wimbledon. Spanjolli, fitues këtë vit edhe i Australian Open dhe Roland Garros, synon të sigurojë një tjetër finale.

Në ndeshjen çerekfinale, ai mposhti me shumë vështirësi 3-2 amerikanin Taylor Fritz. Nadal vuajti shumë për të fituar këtë sfidë, pasi ishte edhe i dëmtuar. Të tre setet e fituara prej tij erdhën në pikët shtesë, madje ai final u vendos në “tie break”.

Ndërsa Kyrgios mposhti 3-0 kilianin Cristian Garin, që ishte deri më tani surpriza e këtij turneu. Për australianin kjo është hera e parë që del në gjysmëfinalen e një grand slam.

Te femrat, gjysmëfinalja tjetër është mes rumunes Simona Halep dhe kazakes me origjinë ruse Elena Rybakina. Halep, ish-numri 1 në botë, është e vetmja nga këto teniste që ka qenë më herët në gjysmëfinalet e një grand slam. Madje ajo është fituese e Wimbledon në vitin 2019.

Rumunia, në ndeshjen çerekfinale, mposhti 2-0 amerikanen Amanda Anisimova. Ndërsa për Rybakina, kjo është hera e parë në karrierë që shkon kaq larg në një grand slam.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN