MENU
klinika

Heqja e vetos bullgare dhe propozimi francez

Nazarko: Hapja e negociatave është proces i gjatë, anëtarësimi mund të ndodhë në vitin 2033

01.07.2022 - 12:17

Hapja e negociatave të anëtarësimit në BE duke më afër se kurrë për Shqipërinë, teksa qeveria bullgare hoqi VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut dhe propozimi i presidencës të sapopërfunduar francize duket se gjeti miratim.

Mirëpo, sipas analistit Mentos Nazarko, anëtarësimi nuk është një proces që do të kërkojë pak kohë.

I ftuar në Abc Live, Nazarko tha se vendi mund të bëhet pjesë e bllokut pas një dekade, ashtu siç parashikon edhe skenari grek.

“Anëtarësimi nuk do të ndodhë menjëherë. Është një proces i gjatë. Sipas qeverisë greke shkon deri në vitin 2033, kur pritet të anëtarësohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është skenari më optimist i qeverisë greke”, tha Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshje e re për detin? "Shansi i fundit për Greqinë"

Nazarko: Do shfrytëzojë negociatat e Shqipërisë me BE për të ushtruar presion