MENU
klinika

Deklarata e Gjukanoviç për “Ballkanin e Hapur”

Nazarko: Politika në rajon për të sjellë konflikt të brendshëm

28.07.2022 - 12:55

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar deklaratën e fortë të presidentit malazez se me nismën “Ballkani i Hapur”, Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, do të “zhdukeshin”.

Në studion e ABC Live, me Sibora Bitrin, Nazarko tha se politika të tilla në rajon janë për të sjellë konflikte të brendshme.  Sipas tij, ka një xhelozi nga shtete që nuk e kanë përkrahur nismën që në nisje.

“Dihet që Gjkanoviç nuk e pëlqen këtë iniciativë. Ka një non sens të tij. Kjo nuk ështëë një iniciativë e mbështetur.

Nisja nga tre shtete ka krijuar xhelozi që nuk kanë qenë të përfshira që në start. Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja.

Mali i Zi ka arsye që është më afër integrimit evropian. Duket qartë që shtete të tjera si Kroacia dhe Sllovenia nuk e pëlqejnë një iniciativë të tillë. Ballkani i Hapur është krejt ndryshe. Është vetëm e ballkanasve. Për këtë arsye ka krijuar xhelozi dhe retorikë agresive”, deklaroi Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin