MENU
klinika

PS rrëzon kërkesën e PD për debat

Ndryshimet në qeveri, sot mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

28.07.2022 - 10:03

Sot në orën 17:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohen tri ndryshimet në qeverinë “Rama 3”.

Maxhoranca socialiste pritet të miratojë shkarkimin e Arben Ahmetaj nga posti i zëvendëskryeministrit dhe emërimi në këtë detyrë i Belinda Ballukut.

“Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13835, datë 26.7.2022 ‘Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13836, datë 26.7.2022 ‘Për emërim ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13837, datë 26.7.2022 ‘Për emërim Zëvendëskryeministri’”, është rendi i ditës së seancës së jashtëzakonshme.

Po ashtu, në seancë do të miratohet edhe emërimi i ministres së Shtetit, Majlinda Dhuka, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Një profil diplomatik i la vendin një profili të lartë tërësisht teknik. Ndonëse Kuvendi e kishte mbyllur sesionin parlamentar për këtë sezon, ai do të mblidhet sot në një seancë të posaçme për miratimin e këtyre ndryshimeve në kabinetin qeveritar përpara se deputetët të ikin me pushime.

Ndryshimet në qeveri ishin surprizë dhe u dekretuan menjëherë edhe nga Presidenti Bajram Begaj, i cili hodhi për herë të parë firmën si kreu i shtetit.

Por, Partia Demokratike, përmes kreut të Grupit Parlamentar i kërkoi Kryetares së Kuvendit që në seancë të kishte debat parlament për ndryshimet në qeveri, pasi ato janë të rëndësishme.

Por mesa duket, kërkesa e opozitës nuk është marrë parasysh nga qeveria. Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka deklaruar se qeveria ka rrëzuar kërkesën e deputetëve demokratë për debat në seancën e të enjtes pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri. Gështenja shprehet se Rama kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë pasi nuk mund të lejojë të dalë zbuluar para disa të vërtetave.

“Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë. Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit.

Vjedhja e inceneratorëve dhe koncesionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!”, shkruan Gështenja. Më herët, ishte deputeti i Ervin Salianji, i cili u shpreh se opozitës po tentohet t’i hiqet e drejta e fjalës.

“Regjimi kërkon ta ktheje dhe parlamentin në monist, në parlament memec që vetëm dëgjon por as nuk flet as kontrollon por vetëm certifikon makutërinë! Çfarë e tremb qeverinë qe i heq opozitës dhe fjalën?!

Opozitës tentohet ti hiqet e drejta e fjalës që qeverisë ti rritet e drejta e plaçkitjes! Nëse kapen institucionet, sheshet flasin! T’i japim fund makinerisë së plaçkitjes!”, shkruan Salianji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”