MENU
klinika

Chelsea nuk është kundër

Në garë për Brojën edhe gjiganti holandez

03.07.2022 - 20:05

E ardhmja e Armando Brojës është e gjitha një çështje ende për t’u vendosur, me bomberin e Kombëtares që duhet të zgjedhë me Çelsin vendimin për klubin e radhës, ku në garën për shërbimet e 20-vjeçarit është futur edhe Ajaksi.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, gjigantët holandez e shikojnë sulmuesin kuqezi si alternativën e duhur për të zëvendësuar sulmuesin Sebastian Haller, i cili është pranë transferimit te Dortmund.

Chelsea e vlerëson kartonin e sulmuesit rreth 30 milionë paund, shifër kjo të cilën holandezët mund ta kërkojnë ta paguajnë vetëm pas një periudhe vlerësimi të lojtarit në një formulë huazimi me të drejtë blerje, hipotezë që po vlerësohet nga ana e londinezëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I shkel syrin” Shqipërisë

De Biasi: “Mos e trajtoni Brojën si fenomen”