Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në një konferencën për media ka deklaruar sot se për të dhe dhe subjektin politik që ai drejton VMRO-DPMNE propozimi francez është i papranueshëm. Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët, raporton Alsat-mk.
“Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti.
“Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur.
Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit.
Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili beri thirrje per tubim dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës te shtunen para Qeverisë në ora 19:00.