MENU
klinika

Propozimi francez

Nënshkruhet protokolli mes M. së Veriut dhe Bullgarisë

17.07.2022 - 12:04

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan sot në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Sipas njoftimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij, shkruan Alsat.

Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i

Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasoi pasi dje propozimi francez u miratua nga Qeveria pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dje propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

Në këtë mënyrë i hapet rruga çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së brakrisën sallën.

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN