MENU
klinika

Historia e Edson Braafheid

Nga finalja e Botërorit, në një lojtar amator

24.07.2022 - 16:28

Edson Braafheid është një nga “meteorët” e shumtë të Serie A. Dy vite në Itali, me fanellën e Lazio-s, pa lënë asnjëherë gjurmë. Megjithatë, holandezi, në fillim të viteve 2010, ishte një nga lojtarët më premtues të futbollit oranje.

Deri në atë pikë sa edhe Bayern Munich u vu në lëvizje për ta marrë në Bundesligë. Në fund, përvoja në Bavari nuk ishte e madhe dhe zgjati saktësisht aq sa ajo e Van Gaalit: as dy vjet. Më pas, karriera e Braafheid-it e çoi diku tjetër, përfshirë Italinë.

Dhe tani, në moshën 39-vjeçare, Braafheid ka vendosur ta trajtojë veten me një finale karriere mjaft të papritur: turnetë lokale mes gjysmë-profesionistëve të Floridës, me fanellën e Palm Spring Stars.

FINALJA BOTËRORIT – E ka treguar “Goal”, duke kujtuar se si karriera e holandezit, edhe pse nuk korrespondon aspak me pritshmëritë që kishte për të, sërish ka një kulm shumë të rëndësishëm… Një nga dhjetë paraqitjet me fanellën oranje, në fakt ka qenë…në ndeshjen më të rëndësishme të mundshme, në finalen e Botërorit.

Më 11 korrik 2010, mbrojtësi bëri debutimin e tij në Kampionatin Botëror, duke hyrë në kohën shtesë të ndeshjes mes Holandës së Bert van Marwijk dhe Spanjës së Markez Del Bosque.

Braafheid u fut në fushë në minutën e 105, duke zëvendësuar një Giovanni van Bronckhorst të rraskapitur dhe në kohën e duhur për t’u bërë protagonist i aksionit që hyn në historinë e futbollit iberik: në teori, në momentin kur Iniesta shënon golin që vendos finalen e madhe, ai duhet të jetë atje, por për fat të keq për Holandën nuk është.

SHBA – Dhe, qoftë rastësi apo jo, ky është momenti që ndryshon totalisht karrierën e Braafheid. Bayern e sheh atë të kthehet nga huazimi nga Celtic dhe e lë të shkojë përsëri, menjëherë, te Hoffenheim. Klubi gjerman e mbajti atë për një sezon e gjysmë përpara se ta kthente te Twente në huazim, vetëm për ta lënë të largohej. Lazio e mirëpret, por edhe në kryeqytetin italian ka pak për të bërë.

Kështu, ka vendosur të shkojë në SHBA, por jo në MLS, por në USC, seritë minore amerikane. Dhe tani aventura në Palm Beach, një orë larg Majamit, si pjesë e një projekti që përfshin ngjitjen në futbollin made in USA nga ekipi i resortit të famshëm bregdetar të Floridës, për një periudhë edhe me ish-bardhekaltrin tjetër Brayan Perea. Jo tamam fundi i karrierës që pritet nga ata që kanë luajtur finalen e një kampionati botëror…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN