08.07.2022 - 14:09
Dinamo zyrtarizoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm me misionin për rikthimin në Kategorinë Superiore. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi dinamovit shkruan:
“Nevil Dede është trajneri i ri i 18 herë kampionëve! Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede. Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.
Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri. Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen te Dinamo pas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore.”