26.07.2022 - 12:32
Duket se Armando Broja do të vazhdojë të jetë një futbollist i Chelsea për sezonin e ardhshëm. Siç raportojnë mediat angleze, Juventus është vënë në kërkim të “dështimit” të londinezëve, Timo Werner.
Sulmuesi gjerman nuk i ka përmbushur pritshmëritë me “Blutë, kështu Thomas Tuchel kërkon që ta largojë nga skuadra pasi nuk është më në planet e tij.
Trajneri gjerman prej kohësh është shprehur se nuk kërkon një qendërsulmues në skuadër dhe me largimin e Werner, i vetmi që do të ketë në këtë pozicion do të jetë Armando Broja, për të cilin duket se do të ketë hapësira.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Futbollisti kuqezi
Shitën mbrojtësin 35 mln euro, tani duan Kumbullën
“Do të shënonte shumë gola”