Skuadra e Lakers ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Thomas Bryant. Një mbiemër shumë i dashur për tifozerinë e kësaj skuadre dhe për NBA-në, pasi te skuadra nga Los Anxhelosi ka luajtur legjenda Kobe Bryant, i ndarë nga jeta dy vite më parë.
Gjithsesi, mes dy lojtarëve nuk ka asnjë lidhje veç mbiemrit të njëjtë. Thomas Bryant, 25 vjeç, është një shtatlartë, që luan në pozicionin e qendrës dhe do të jetë krahu i djathtë i Anthony Davis. Te Lakers vendosën të marrin një lojtar të ri edhe pse kontrata e tij është vetëm për një sezon.
Bryant ishte pa kontratë dhe sezonin e fundit ka luajtur me Washington. Sezonin e fundit pati një dëmtim të rëndë dhe luajti 27 ndeshje (9 si titullar). Ai do të jetë shansin të tregojë aftësitë e tij në një ekip me shumë yje, me shpresën që mbiemri që ai mban të jetë sërish i suksesshëm me Lakers.
OFFICIAL: TB 🔙 pic.twitter.com/xLCVO78XAL
— Los Angeles Lakers (@Lakers) July 6, 2022