“Big Brother Kosova” do të vijë shumë shpejt në ekran dhe fansat mezi po e presin. Pasi u zbulua prezantuesi, Alaudin Hamiti, si dhe shuma e majme prej 200 mijë eurosh, kanë mbetur të zbulohen vrtëm konkurentët Vip.
Vlen të theksohen se do zgjidhen emra nga të gjitha trevat, pra jo vetëm në Kosovë.
Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin në emisionin e tij dukr lënë të kuptohet se ai “pranoi” ftesën që të jetë pjesë e shtëpisë të parë të emisionit.
Duket se kontratat janë mbyllur apo po negociohen me një sërë emrash edhe nga Shqipëria sipas Panorama Plus.
Ndër këto emra është edhe ai i Elvana Gjatës dhe bëhet me dije se Noizy ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në reality. Do të rikthehet në ekran edhe Luana Vjollca, që do të jetë pjesë e shtëpisë, kundrejt një pagese të majme.
Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur.
Gjithashtu pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë.
Çmimi që ato do të paguhen varion nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga qëndrimi brenda.