MENU
klinika

Kishte firmosur në Belgjikë

Nuk ka asnjë gjurmë, zhduket ish-futbollisti i Chelseas

09.07.2022 - 21:29

Ish-futbollisti i Betis dhe Chelsea, Charly Musonda, mungon, sipas skuadrës së tij të re me të cilën tashmë kishte kontratë, Zulte Waregem. Musonda kërkoi disa ditë pushim për të kaluar kohë me familjen dhe që atëherë nuk është marrë më asnjë lajm.

“Nuk e dimë se kur do të kthehet në stërvitje. A do të kthehet ndonjëherë? Nuk e kemi idenë,” – tha CEO i klubit Eddy Cordier. “Nuk e di nëse duhet të vazhdojmë t’i besojmë, sepse ai nuk ka qenë atje që nga stërvitjet e disa javëve më parë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt”, – vazhdoi ai.

Anësori belg me origjinë nga Zambia ishte një nga perlat e akademisë së Chelseat. Skuadra e Betisit i mori shërbimet e tij në sezonin 2015/2016, në merkaton e dimrit. Musonda luajti 24 ndeshje në ligën spanjolle me Betisin gjatë dy sezoneve në të cilat shënoi një gol dhe dha tre asistime.

Në merkaton e dimrit, sulmuesi belg u kthye te Chelsea. Që nga kthimi i tij në Londër, Musonda kaloi nëpër skuadra të ndryshme si Celtic Glasgow apo Vitesse. Këto ditë, para se të zyrtarizonte transferimin e tij në ligën belge, anësori u zhduk, ende nuk dihet vendndodhja e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN