MENU
klinika

Studimi

Nxirreni mllefin nëse doni të jetoni më gjatë!

01.07.2022 - 10:50

Mbyllja në vetvete dhe fshehja e emocioneve negative mund të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, e pohuar kjo nga ekspertë gjermanë të cilët realizuan një studim mbi këtë çështje, në të cilin u përfshinë gati 6.000 pacientë. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Health Psychologies”. Ato vërtetuan se personat që e “nxjerrin dufin e tyre”, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.

Kështu për shembull, italianët dhe spanjollët me temperament më të “nxehtë” jetojnë pothuajse dy vjet më shumë, në krahasim me britanikët e ftohtë. Nga ana tjetër mbajtja përbrenda, apo fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

Studimi del në përfundimin se përsonat mbyllen në vetvete dhe nuk nxjerrin mllefin e tyre, kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Luftoni shpesh? E urreni të përfshiheni në situata ku ju duhet të nxirrni anën tuaj më të keqe apo ju pëlqen? Epo, një pjesë e madhe e përgjigjes suaj varet nga shenja juaj e zodiakut. Disa njerëzve ju pëlqen të qëndrojnë larg telasheve; disa do t’ju ‘sulmojnë’ me fjalët e tyre dhe të tjerët do t’ju rrahin fizikisht pa ju dridhur qerpiku. Cilit grup i përkisni? Nëse jeni një shpirt paqësor, hidhini një sy listës së shenjave të zodiakut që do t’ju sulmojnë, ose ndoshta mund ta gjeni edhe ju veten mes këtyre ‘dashamirësve të luftës’ dhe telasheve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN