19.07.2022 - 13:23
Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen përse nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës në tryezën e hapjes së negociatave.
Rama tha se “ka një problem dhe ai është që nuk e dimë kush është në anën e opozitës”.
“Në një format të caktuar nga Komisioni për të gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë,. mund të kishim kërkuar një ndryshim për të sjellë përfaqësues nga ana a opozitës por kemi një problem, nuk dimë kush është në anën e opozitës”, tha kreu i qeverisë gjatë konferencë së përbashkët me Komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kontroll i ligjeve, një proces që mund të zgjasë me vite