25.07.2022 - 09:58
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C.
Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani e Kurti kanë udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja çfarë pritet të ndodhë
‘Reuters’ shkruan për zgjedhjet në Kosovë
"Qëndrime të ndryshme"
‘Pazari VV-LDK’/ Çfarë shkruan Kosova?
Ministri të veçanta Kosovë-Shqipëri?