MENU
klinika

"Do të marrin përgjigjen e duhur”

Paralajmërim i papritur i peshëngritësit Briken Calja

10.07.2022 - 15:41

Kampioni ynë në peshëngritje Briken Calja nuk po kalon një moment të mirë. Ai dëmtua gjatë Evropianit zhvilluar në Tiranë dhe nuk arriti të marrë medalje. Ky dëmtim bëri që ai mos marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare.

Por ditën e sotme, përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar diçka. Sipas tij, besimi i tepërt te disa persona dhe tolerimi ka acaruar kampionin.

“2 gabimet e mia në karrierë! Besimi i tepërt me personat e gabuar. Tolerimi më shumë se duhet. Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur” – shkruan Calja, duke paralajmëruar diçka.