MENU
klinika

"Të sqarojë publikun kush është shtetasi I.M"

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar kurrë Ilir Metës vendim

27.07.2022 - 16:00

Partia e Lirisë ka reaguar përmes sekretares për marrëdhëniet me publikun për një letër të publikuar nga Autoriteti i Dosjeve ku thuhej se në 17 maj 2022, është informuar shtetasi I.M për dokumentet ku përmendet në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M”, tha Silva Caka.

Deklaratë për mediat e Sekretares për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka:

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!

LETRA E PUBLIKUAR SOT

Autoriteti i Dosjeve ka publikuar te merkuren në Facebook, një dokument sipas të cilit I.M. është vendosur në dijeni për këtë çështje.

Madje sipas këtij dokumenti, I.M. i është dorëzuar materiali prej 140 faqesh që figuron në dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Këto vendime, sipas dokumentit të publikuar, janë marrë që në 17 maj të këtij viti.