MENU
klinika

"Hapësira e fundit e një tiranizonit drejt…"

Pas amnistisë, Rama paralajmëron shtrëngimin që do të pasojë, prek çdo taksapagues shqiptarë

15.07.2022 - 13:07

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një pyetje të gjithë atyre të cilët janë kundër amnistisë fiskale.

Sipas Ramës Shqipëria duhet të bëjë sistemin e deklarimit të plotë të pasurisë për të gjithë, por që të ndodhë kjo, duhet bërë më parë amnistia fiskale.

“Një pyetje për ata që janë kundër amnistisë fiskale: A duhet Shqipëria të bëjë sistemin e deklarimit të plotë të pasurisë për të gjithë? Siç e kanë vendet e zhvilluara? Natyrisht që duhet ta bëj, por si mundet ta bëjë nëse nuk bën më parë një amnisti ku të gjithëve tu jepet mundësia që për 30 vitet e shkuara që të formalizojmë paratë e tyre. Amnistia është hapësira e fundit e një tiranizonit drejt një shtrëngimi tjetër në funksion të llogaridhënies të çdo individi si taksapagues në raport me shtetin, ne kemi nisur ta shtrimë fashën e deklarimit individual të pasurisë, por i pamundur të shtrihet deri në fund sepse nuk u kërkon dot njerëzve llogari deri në fund nëse nuk u ke dhënë mundësi të formatizojmë deri në fund atë që kanë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë/ Detajet

Qeveria konsultohet me ndërkombëtarët për draftin e amnistisë fiskale