MENU
klinika

Mourinho e bën të qartë

Paulo Dybala te Roma? Po, vetëm nëse…

09.07.2022 - 22:17

Jo vetëm Inter apo ndonjë tjetër, është edhe Roma në garë për Paulo Dybala. Çelësi, sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, mund të jetë shitja e Nicolo Zaniolo. “Nëse e shisni, më jepni Dybala”, duket se kjo është kërkesa që ka bërë Mourinho.

Gjithçka, siç u tha, varet nga e ardhmja e mesfushorit sulmues italian, i cili, nëse do të largohet nga Roma, do të duhet ta bëjë me kushtet e klubit, ose më saktë për të paktën 50 milionë euro.

Në këtë këndvështrim, siç dihet, Juventus do të donte të përfshinte disa kundëroferta teknike, por verdhekuqtë nuk janë dakord dhe duan vetëm para. Gjithsesi, lëvizja që mund të ndryshojë të ardhmen e Dybala është pikërisht negociata për Zaniolo-n.

Një negociatë që, për momentin, nuk ekziston, por që mund të ndizet në një moment. Shitja e italianit për një shumë të madhe dhe marrja e argjentinasit me kosto zero do të ishte një operacion jashtëzakonisht i mirë për verdhekuqtë.

Të shohim se çfarë do të ndodhë nga tani e deri në fund të merkatos së verës, që mbetet akoma shumë e gjatë dhe mund të jetë e pasur me shumë lëvizje të bujshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN