MENU
klinika

Rikthimi i infektimeve me COVID-19

Për një javë, 2 mijë raste të reja në Kosovë!

11.07.2022 - 11:21

Rritje të rasteve me COVID-9 po njeh sërish e gjithë bota. e tillë është dhe situata në Kosovë, ku në javën e fundit janë regjistruar shifra në rritje.

Vetëm gjatë javës së kaluar në vendin tonë janë konfirmuar 2 mijë e 7 raste të reja, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.

Numri më i lartë i infektimeve në javën që lamë pas ishte ditën e premte ku u konfirmuan 407 raste. Numri i rasteve aktive ka arritur në 2 mijë e 169.

Tani për tani, ende nuk ka ndonjë paralajmërim nga institucionet shëndetësore në Kosovë për ndryshim të masave anti-Covid, përveç thirrjeve për vaksinim.