MENU
klinika

Bordi ul naftën

Për të tretën ditë me radhë, ndryshojnë çmimet

07.07.2022 - 11:21

Per te treten dite me radhe Bordi ka ndryshuar cmimet e karburanteve ne vend. Kete te enjte, disa ore para protestes, nafta peson ulje me 8 leke. Nga 243 lekë/litri qe u vendos diten e merkure, me 6 korrik, sot, Bordi e uli ne 235 lekë/litri naften.

Nderkohe ulje me dy leke ka pesuar dhe benzina e cila dje ishte 229 lekë/litri, dhe sot eshte vendosur te shitet me 227 leke/ litri.

NJOFTIMI

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nafta ‘kthehet’ aty ku ishte

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend