17.07.2022 - 14:47
Një person ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.
Si pasojë, ka mbetur i vrarë një person. Siç shihet nga pamjet, makina më pas është përfshirë flakët.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.