MENU
klinika

Rrëfimi i Kristjan Asllanit

“Pranova shpejt Interin, sa emocione në fillim!”

14.07.2022 - 20:22

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka treguar sekretet e transferimit të tij drejt Interit në një intervistë të dhënë për “DAZN”. Futbollisti me origjinë nga Elbasani është rrëfyer thuajse për gjithcka…

A ta mban të na thuash tre faktorët që të kanë lënë më shumë mbresa në këto ditë të para në radhët e Interit? Nga kuzhinieri i aftë te parkimi shumë i madh…

Ndoshta qendra stërvitore, Nuk jam mësuar me një qendër stërvitore kaq të madhe. Pastaj djemtë, sigurisht. Më parë i shihja në televizor, tani luaj bashkë me ta.

Kuzhinieri a është i aftë?

Po, jashtëzakonisht.

Kush po ju udhëzon më shumë mes shokëve të rinj të skuadrës?

Në këto ditë nuk ishim të gjithë, por ishte padyshim Danilo D’Ambrosio pak më shumë se të tjerët. Por të gjithë në përgjithësi po më ndihmojnë të integrohem: Darmian, Handanovic. Këshilla e vlefshme që japin më të rriturit është që të mbetesh i përulur.

E kë bërë ritin e fillimit?

Deri tani jo dhe jam në ankth për këtë.

Nëse do t’ju kërkojnë të këndoni, do ta bënit?

Eh, duhet ta bëj.

Ke kryer vizitat mjekësore me Lukakun, ishte hera e parë që e takuat? Çfarë biseduat?

Po, ishte hera e parë dhe kemi folur rreth gjysmë ore në qendrën mjekësore. Edhe ai po më jep një ndihmë të madhe në procesin e integrimit.

Ai ka thënë një aspekt shumë të rëndësishëm rreth jush: ‘Ka një mentalitet të madh, flet si një djalë 27-vjeçar’. E shihni veten në këtë përshkrim?

Eh, ma thonë të gjithë. Jam i lumtur që i kam lënë këtë përshtypje, mundem vetëm të jem i lumtur që një lojtar si ai flet kështu për mua. Unë kam qenë gjithmonë i përqendruar vetëm tek Interi dhe sapo më kërkuan, pranova menjëherë.

Cila është cilësia më e mirë e Brozovic?

Me topin në këmbë është shumë i fortë. E kam parë gjatë gjithë kampionatit, duke e admiruar. Mundem vetëm të mësoj nga Brozovic. Mund t’i vjedh shumë dhe të mësoj shumë.

A ju ka folur Inzagi për rolin në fushë?

Trajneri nuk më ka thënë ende asgjë, por mendoj se mund të mbuloj çdo rol në mesfushë. Vitin e kaluar tek Empoli kam bërë shpesh rolin e regjisorit para mbrojtjes, por mund të mbuloj disa pozicione. Fizikisht jam shumë mirë, që nga shkurti kam bërë shumë ndeshje me Empolin dhe duhet të falënderoj trajnerin Andreazoli dhe presidentin Corsi.

Çfarë bën kur nuk stërvitesh?

Asgjë, i gëzohem familjes time, sinqerisht. Nuk kam ndonjë hobi në veçanti. Dëgjoj muzikë por nuk luaj PlayStation. Fantacalcio? Zero.

Do të ndjeheni i kënaqur në fund të sezonit nëse…?

E rëndësishme është të fitojmë diçka. Sinqerisht, do të dëshiroja të fitoja titullin, kam zgjedhur numrin 14 të Perisic. Më ka shkruar edhe për të më uruar fat dhe jam i lumtur. Numri është edhe për ditën e lindjes së vëllait tim.

Raporti me kritikat?

I përjetoj me qetësi. Nuk kam shumë presion, edhe pse jam shumë kritik ndaj vetvetes. I rishoh gjithmonë ndeshjet për të kuptuar ku dhe në çfarë gjëje mund të përmirësohem.

Si ishte momenti i firmës me Interin?

Në fillim nuk më besohej. Pastaj kur e firmosa, ishte një emocion shumë i bukur për mua dhe për familjen time. Jam shumë i lumtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri i Kombëtares në Premier League

Klubi anglez zyrtarizon Thomas Strakoshën


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin