MENU
klinika

“Kosova, shembull i demokracisë”

Presidenti Meta takohet me kryeministrin Kurti

23.07.2022 - 10:47

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin Albin Kurti gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Kreu i Shtetit ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga takimi me kreun e qeverisë kosovare.

Meta shkruan në Facebook se është i rëndësishëm koordinimi mes dy shteteve me qëllim anëtarësimin në BE.

Ndërsa për bashkëpunimin rajonal, Presidenti shqiptar thotë se ajo duhet të bëhet vetëm përmes nismave gjithëpërfshirëse si Procesi i Berlinit.

Postimi i Ilir Metës:

Shumë e përzemërt pritja nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme. Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore mes vendeve tona dhe potencialin e jashtëzakonshëm për forcimin e tyre, theksova rëndësinë e konkretizimit efikas të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara.

Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemoragjinë demografike që na ka prekur.

Nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian. Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit.

Kosova është bërë shembull i demokracisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, sundimit të ligjit dhe europianizimit në rajon, e vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare, që meriton sa më parë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nga 25 Korriku do të bëj më shumë për Kosovën"

Presidenti Meta në konferencë me Osmanin

Vizita e fundit në Kosovë në detyrën e Presidentit

Ilir Meta pritet me ceremoni zyrtare nga Vjosa Osmani