MENU
klinika

Memorandumi i 14 janarit 1920...

Presidenti Wilson për trojet shqiptare

15.07.2022 - 12:42

       I ftuar në një prej studiove televizive, diplomati Paskal Milo risjell në vëmendje, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, rolin e rëndësishëm që presidenti Thomas Wilson, pati në mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë.

Milo në “Drejt”: Si e shpëtoi presidenti Wilson, Shqipërinë, nga copëtimi?

Është një nga aktet më të rrezikshme kundër Shqipërisë dhe i fundit në Konferencën e Paqes në Paris, qarkulluan disa variante, por i fundit dhe më i rrezikshmi ishte memorandumi i 14 janarit 1920, i nëshkruar nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Vlora deri në Tepelenë, i kalonte Italisë dhe Italia, do të merrte dhe kujdestarinë mbi një shtet të vogël shqiptar, që do të krijohej që ata e quanin shtet mysliman shqiptar, midis Vjosës e Matit, jugu i kalonte Greqisë, ndërsa veriu i kalonte mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

I jepej Shkodrës, një status i veçantë, si krahinë autonome brenda Jugosllavisë.

Propjektin e kundërshtuan vetë jugosllavët, sepse duhet t’i lëshonin Italisë, territore të tyre ose të kontestuara prej tyre, në Dalmaci. Tek Wilson u përplasën të dy palët, jugosllavët dhe shqiptarët.

Franca, Britania dhe Italia i kërkuan firmën, duke i dërguar letër. Wilson ishte i sëmurë dhe korrespondencën e mbante e shoqja. Ai e hedh poshtë letrën e parë dhe thotë se, çështjen, s’e kemi në rregull.

I bëjnë një letër të dytë dhe e hedh poshtë.

Më 6 mars 1920 u kthen përgjigjje, duke u thënë se, duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet italo-jugosllave, me palët direkte të interesuara, jo me shpenzimet e shqiptarëve; Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të jenë të pavarur.

Kur përfundoi Konferenca e Paqes së Parisit dhe hyri në fuqi Lidhja e Kombeve, Shqipëria u bë anëtare, më 17 dhjetor 1920. Pranimi ishte konfirmim dhe pranim, njohje kolektive e sovranitetit të shtetit shqiptar, pavarësisë dhe integritetit territorial.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit