Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar në konferencën e përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se të dyja vendet kanë bërë përpjekje maksimale për të përfituar rrugën drejt Bashkimit Europian.
Ajo u shpreh se ata kanë treguar vizion dhe në këto kohë të vështira të luftës në Ukrainë kanë shfaqur edhe vlera europiane.
“Dimitar ti mund të mbështetesh te mbështetja ime që të gjitha ligjet do të përkthehen në gjuhën maqedonase. Përfitimet do të vijojnë edhe ju do të keni rrugën drejt BE.
Ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE me punësime të reja. Për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj. I dashur Edi, i dashur Dimitër. Ju keni treguar lidership dhe vision. Durim strategjik. Jo thjeshtë kaq por në këto kohë keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane.
Fillimi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sukses i presidencës çeke. Populli shqiptar dhe maqedonas e meritojnë. Ne do të presim një ditë Shqipërinë dhe Maqedoninë si të barabartë”, tha ajo.