MENU
klinika

Dy vite pa u parë

Prindërit e Hashim Thaçit e vizitojnë ish-Presidentin

08.07.2022 - 13:35

Dy vite pasi djali i tyre, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u nis për në gjykatën e Hagës, prindërit e tij kanë shkuar për ta vizituar.

Mediat kosovare kanë qenë ato që kanë publikuar imazhet nga vizita e pazakontë. Dy të moshuarit dhe anëtarë të tjerë të familjes Thaçi shihen duke hyrë në qendrën e paraburgimit, ku ndodhet Thaçi dhe ish-komandantët e tjerë të UÇK-së.

Takimi i fundit i tyre ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020.