Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku po diskutohet propozimi francez.
Von der Leyen iu adresua shqetësimit të maqedonasve lidhur me lidhur me gjuhën dhe identitetin e tyre duke theksuar se e “respekton plotësisht”.
“Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet një konferencë politike ndërqeveritare. Ne si komision do të fillojmë menjëherë procesin e kontrollit ose shqyrtimit të ligjit evropian. Ky është hapi i parë në procesin e aksesit. Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja”, tha Von der Leyen, sipas Alasat-M.
Ndërkohë deputetët në sallë janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur, ndërsa nga opozita maqedonase kanë thirrur “tradhtarë”.