MENU
klinika

Divorcet ‘tronditin gjyqësorin’

Propozohet nisma për zgjidhjen e martesës te noteri, ja procedura

11.07.2022 - 10:16

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen te noteri.

Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht te noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen.

Noterja Elona Saliaj, e cila ka folur për “TCH” ka treguar se ka ndërmarrë një iniciative të tillë me grupet e interesit, këmbëngul se duke shmangur Gjykatën për ndarjet me konsensus, qytetarëve u sigurohet një drejtësi pa zvarritje. “Po, ka praktika dhe jo më larg se Greqia që e kemi fqinje është Franca, Spanja, Letonia, Rumania dhe Estionia.

Janë disa nga vendet, të cilat e kanë tashmë të përcaktuar zgjidhjen e martesës me pëlqime reciproke tek noteri dhe përshpejton proceduat përkatëse. Është një domosdoshmëri e kohës, është një lehtësim për qytetarët po është edhe një shërbim i cili duhet të ketë fleksibël për t’i ardhur në shërbim klientëve”, tha Elona Saliaj, notere. Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.

Në projekt marrëveshjen e noterizuar ish-partnerët detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë. “Janë rreth 7 mijë divorce në Republikën e Shqipërisë, ku kuptohet që pjesa më e madhe e tyre është në pëlqim reciprok ose me vullnetin e plotë të të dy bashkëshortëve. Kuptohet që ka një kosto të shtuar të tyre sepse bashkëshortët nuk mund të shkojnë në të gjitha seancat e zgjidhjes së martesës dhe ata caktojnë avokat, çka do të thotë kosto.

Përcaktojnë një prokurë të posaçme, bëjnë dhe projekt marrëveshje më pas presin me ditë dhe muaj që përafërsisht mund të shkojnë në tre muaj ose një vit”, thotë noterja. Nga ky propozim përjashtohen ato çifte që ndahen me luftë dhe që kryesisht përplasen për fëmijët dhe për pasurinë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin