Deri në ditën e sotme, mes blerjeve, lojtarëve të marrë ekipi i dytë dhe atyre që janë kthyer nga huazimet, Paris Saint-Germain ka plot 47 lojtarë në ekip. Rreth gjysma e tyre do të duhet të largohet, në disa raste bëhet fjalë për një skenar të komplikuar.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Christophe Galtier ka qenë një treguar për lojtarët që konsiderohen të padëshiruar në Paris. Pritej një shkurtim në masë të lojtarëve që nuk janë më pjesë e projektit teknik, ka ardhur një listë e shkurtuar, por gjithsesi me emra të rëndësishëm Draxler, Herrera, Kurzaëa, Rafinha dhe Ëijnaldum.
Nga këta vetëm Rafinha është me kontratën drejt skadencës, ajo e të tjerëve skadon në 2024-n. Nuk zbritet në 5 milionë euro rrogë, në rastin e Ëijnaldum kalohen 9 milionët. Në listën e 25 lojtarëve të grumbulluar në Azi ka edhe lojtarë që konsiderohen të “përkohshëm”. Si Eric Dima Ebimbe dhe Arnaud Kalimuendo, por kryesisht si Sergio Rico, Paredes, Icardi, Sarabia, Diallo, Kehrer dhe Gueye.
NAVAS DHE NEYMAR – Portieri kostarikan, pas alternimit me Donnarumma-n do të zbresë në hierarkitë e trajnerit. Është i hapur për një transferim te Napoli, një operacion që është i komplikuar dhe që mund të realizohet vetëm me huazim.
Ndërsa është e pamundur një shitje e Neymar, pavarësisht se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubi nuk është aspak e mirë: ka hyrë në fuqi rinovimi automatik deri në 2027-ën dhe vetëm një klub shumë i pasur mund ta marrë.
FORMACIONI I TË PADËSHIRUARVE – Me një skemë 3-5-1, ky është formacioni i atyre që në Paris konsiderohen les indesirables: Sergio Rico; Kehrer, Danilo Pereira, Diallo; Sarabia, Ëijnaldum, Rafinha, Herrera, Kurzaëa; Draxler; Icardi.