MENU
klinika

Kovaçevski: Jemi në pozita më të favorshme

Publikohet propozimi i ri i Macron që zgjidh ngërçin me Bullgarinë

01.07.2022 - 15:35

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski menjëherë pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar, deklaroi se vendi i tij gjendet në një pozitë të favorshme me propozimin e ri francez për tejkalimin e ngërçit me Bullgarinë.

“Jemi në një pozicion shumë më të favorshëm se më parë. Vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim të gjithë ne”, tha Kovaçevski në konferencën për media në Qeveri, ku morën pjesë të gjithë partnerët e koalicionit.

Sipas tij, propozimi francez është një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz, të përgjegjshëm dhe të shtetësisë në negociatat me Bullgarinë.

“Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin e qëndrimit serioz, të përgjegjshëm dhe shtetëror për mundësinë që hapet për vendin tonë. Të gjitha pohimet e gënjeshtërta në forma të ndryshme, mendoj se u fundosën.

Në propozimin evropian kemi pozicione të definuara në mënyrë të qartë për pranimin e gjuhës maqedonase, si dhe që Protokolli të mos jetë në kornizën negociuese. Pozicioni ynë për fillimin pa kushte të procesit negociues dhe mbajtja e konferencës me BE-në gjithashtu është përfshirë në propozim”, tha Kovaçevski, raporton Alsat-mk.

Kovaçevski gjatë konferencës gjithashtu u shpreh se qëndrimi i partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth propozimit të ri francez ishte shtetëror.

“Ne nuk duhet të jemi shtet që nuk dëshiron të integrohet. Nuk guxojmë që të lejojmë që qytetarët të mbeten të izoluar. Ne gjendemi në zemër të Evropës”, tha Kovaçevski, duke apeluar tek të gjitha partive politike që të ulen të shqyrtojnë propozimin dhe bashkë të vendosin për rrugën e vendit drejtë BE-së.

Sakaq, propozimi francez në formën e tij integrale është publikuar menjëherë pas takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderët e partive nga koalicioni qeveritar.

Ai gjendet në faqen e qeverise se Maqedonise se Veriut.

“Ne si qeveri i qëndruam qëndrimeve shtetërore për negociatat me Bullgarinë, për të cilat jemi shumë krenarë. Ne mbronim interesin dhe identitetin maqedonas. Ne kemi ruajtur vijat e kuqe, që është më se e qartë. Në propozimin evropian ka qëndrime për pranim të plotë të gjuhës maqedonase , si dhe që Protokolli të mos jetë në kornizën e negociatave.

“Qëndrimi ynë për fillimin e negociatave dhe Konferencës së Parë Ndërqeveritare është inkorporuar në propozimin e dorëzuar tek ne”, tha Kovaçevski, raporton DW.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tejkalohet ngërçi Sofje-Shkup

VOA: Palët pranojnë propozimin francez!