MENU
klinika

"Si Viaggia" udhërrëfyes

Qytete të bardha, si Berati…

05.07.2022 - 17:54

        Italia është plot me qytete të bardha, që janë të shumë të bukura, por edhe pjesa tjetër e botës krenohet me vendndodhje po aq të bardha, sa duket sikur fluturojmë mbi re. Një prej tyre është Esaouira në Marok, që krenohet me një medinë të jashtëzakonshme dhe krejtësisht të bardhë, shkruan SiViaggia./Konica.al

Thorn, me rrugët e kalldrëmta

I magjishëm është edhe Thorni në Holandë, qytet i vogël dhe gjithë bardhësi. Në këto vende, të vetmet kontraste i krijojnë çatitë tipike të kuqërreme dhe vazot me pemë e lule që banorët ekspozojnë në muajt e verës në rrugët e vogla me kalldrëm.

Risori, arkitekturë tradicionale

Gjithashtu, veçanërisht i bardhë është Risori në Norvegji, ku një grup shtëpish të bardha prej druri shtrihen rreth një porti në formë U-je. Me arkitekturë tradicionale, që ruhet ende madhërishëm, pseudonimi i tij është “Qyteti i Bardhë mbi Skagerrak”.

Obidos, fshat i pakohë

Më pas, fluturojmë në Portugali, saktësisht në Obidos, ku, përveçse mbizotëron bardhësia, është një nga qytetet më të bukura mesjetare në Evropë. Një fshat i përjetshëm, që rezulton të jetë një “muze i hapur” i mrekullueshëm i shtëpive të bardha i rrethuar nga një kështjellë mesjetare.

Bodrum, një vendpushim i bukur bregdetar

Bodrumi në Turqi, një vendpushim i bukur bregdetar me shtëpi të lyera me gëlqere dhe porta e dritare me shumëllojshmëri kontrastesh. I vendosur në gadishullin me të njëjtin emër, Bodrumi karakterizohet edhe nga dy gjire me pamje nga Kalaja e Bodrumit.

Sidi Bou Said, magjepsës dhe piktoresk

Sidi Bou Said në Tunizi, një qytet hijeshiplotë dhe piktoresk, ku prej fillimit të shekullit të njëzetë hyri në fuqi ligji për t’i lyer shtëpitë me ngjyrë të bardhë dhe përdorimi i ngjyrës blu për dritaret dhe dyert e çdo ndërtese, sikurse për tendat dhe dekorimet.

Berat, pamje unike

Po aq karakteristik dhe interesant është edhe Berati në Shqipëri, i gjithi i bardhë me çati të pjerrëta me pamje nga lumi. Ajo që e bën një vështrim unik, është se të gjithë qytetin sikur e përqafon një mur gjigant shkëmbor, si për ta mbrojtur./Konica.al

Frigiliana, perlë e vogël

Frigiliana, në Spanjë, e cila shpesh konsiderohet si një nga qytetet e bardha më të bukura të Andaluzisë. Një përzierje e vërtetë e trashëgimisë maure, duke ruajtur stilin dhe karakterin e saj spanjoll. Këtu shtëpitë e bardha bien me pamje në rrugët e pjerrëta e gjarpëruese, që të çojnë në sheshe të vogla piktoreske.

Popayan, i mirëmbajtur

Popayan në Kolumbi, shquhet si një nga qytetet koloniale më të ruajtura. Por jo vetëm. Ai gjithashtu krenohet me një nga qendrat më të mëdha historike në të gjithë Amerikën e Jugut. Në këto vende, rrugët e qendrës janë të renditura si fushë shahu dhe shtëpitë, përveçse të bardha, mburren edhe me oborret e brendshme elegante dhe origjinale.

Lindos, i mbrojtur nga fortesë-kështjella

Së fundmi, Lindos në ishullin Rodos të Greqisë, një fshat simpatik me shtëpi të bardha, që mbrohet nga fortesë-kështjella e fortifikuar nga Kalorësit dhe mbi të cilën qëndron Akropoli dhe Tempulli Dorik i Athena Lindia. Por, jo vetëm. Gjithashtu, ajo rrethohet nga një gji i bukur në veri dhe një plazh, si në parajsë në jug./Konica.al

“Perëndimi i andrrimeve” dhe poezia e Gasper Palit!

Jeta e shkurtër e poetit që jetoi në kohë të pavarësisë

Në momentin e përurimit, ajo kishte rreth 6.000 vëllime në fond

Biblioteka kombëtare, si u pasurua përgjatë viteve!

Pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij

Kush ishte Alfred Nobel?