Kryeministri Rama gjatë vizitës zyrtare në Holandë, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur holandeze, De Volkskrant. Gazeta holandeze i ka bërë edhe një portret kryeministrit Rama për karrierën e tij politike. Më tej kryeministri ka folur për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, luftën në Ukrainë dhe idenë e Macron për një komunitet politik jashtë BE-së dhe ecurinë e Shqipërisë.
‘BE-ja ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i tretë’/ Rama për median holandeze: Mbështes idenë e Macron për komunitetin politik jashtë BE-së
Më poshtë intervista e plotë:
Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke vizituar kryeministrin Rutte, u shpreh se është ndjerë i bllokuar prej kohësh nga Holanda si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tani ai sheh mundësi të mëdha për bashkëpunim.
“Holandezët dinë të të ‘vrasin’ në mënyrë të butë”- thotë Edi Rama (58 vjeç), i cili ashtu si Mark Rutte, është një veteran i politikës evropiane, pasi ai ka gati dhjetë vjet që konkurron në nivelin më të lartë të politikëbërjes. Ai gjithashtu e ka përjetuar e dëshmuar kohën kur NATO u përball me vështirësi shumë të mëdha gjatë kohës së Presidentit Trump. Por këtu përfundon ngjashmëria mes të dyve: për shtatë vjet rresht Rama luftoi për njohjen e vendit të tij si kandidat për anëtarësim në BE dhe në disa raste hasi në bllokadën holandeze. E megjithatë hatërmbetja është gjëja e fundit që mund të rëndojë në zemrën e Ramës, përkundrazi: Rutte dhe Rama kanë fituar respektin maksimal për njëri-tjetrin dhe do të nisin një plan të përbashkët në muajt e ardhshëm për të promovuar idenë e Presidentit Emmanuel Macron për një ‘komunitet politik’. (që bashkon vendet e BE-së). me shtetet joanëtare.
“Ishte Marku ai që e sugjeroi. Për herë të parë, një anëtar i BE-së dhe një anëtar jo-anëtar i BE-së do të punojnë së bashku për të ardhmen e Evropës. Kjo bashkon dy ekstreme. Na u desh të kalonim nëpër të gjitha unazat e ferrit për të arritur në zemrën e këtij vendi dhe të Mark Rutte-s”, thotë Rama gjatë një bisede në Hotel Des Indes. “Por tani ai po ndërmerr hapa përpara dhe kjo është fantastike. Rezultati i një dashurie shumë të ashpër (tough love).’
Në vitin 2020, drita më në fund u bë e gjelbër për negociatat e anëtarësimit që Maqedonia e Veriut (aplikimi për statusin kandidat: viti 2004) dhe Shqipëria (aplikimi për statusin kandidat: viti 2006) duhet të kryejnë përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Por për dy vitet e fundit, fillimi aktual i këtyre negociatave, një proces që kërkon gjithashtu vite, është bllokuar nga Bullgaria. Tani duket se është në horizont një përparim.
“Për zgjerimin e BE-së mund të shkruhen romane të mrekullueshme letrarë’
“Samuel Beckett e ka bërë tashmë këtë gjë: ka shkruar “Duke pritur Godot’. Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një rast i artit që imiton jetën reale. Ne jemi si Vladimiri dhe Estragoni, duke pritur Godot. Në momentin e duhur, Vladimiri i thotë Estragonit: “A do të shkojmë?” Përgjigja: “Le të shkojmë“. E pastaj askush nuk lëviz. (qesh) Ky është Bashkimi Evropian” – thotë Rama.
Një numër të caktuar politikanësh nga Haga të cilët ju kanë shpjeguar se vendi juaj duhet të bënte ende disa hapa përpara.
“Ishte një rrugë e vështirë, por ky qëndrim na ka ndihmuar të hakmerremi duke vrapuar edhe më shpejt. Kështu dëshmuam se ishim shumë më mirë se sa ata besonin. Ky është ngushëllimi im. Por politika e BE-së po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga egoizmi kombëtar. Gjithnjë e më pak ka rëndësi se çfarë bëni, dhe gjithnjë e më shumë se si ndihen të tjerët kur marrin një vendim. Dhe gjithmonë ka një vend që kundërshton. Opozita bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është shembulli më i hapur. Holandezët dinë të ‘të vrasin’ në mënyrë të butë, por me bullgarët nuk është një vdekje e butë.” (qesh)
Si funksionon ky varianti ‘i butë’ holandez?
“Pastaj ata na thonë se nuk je gati, sepse ata vetë nuk janë gati, e kjo histori vazhdon përgjithmonë. Atëherë duhet të jesh i durueshëm dhe ta detyrosh veten për një ringjallje çdo herë. Sigurisht kur Komisioni Evropian dha dy herë sugjerime pozitive, pas së cilës ato këshilla përfunduan në mulli të interesave kombëtare në Këshill, ishte shumë zhgënjyese. Tani marrëdhëniet tona me Holandën janë të shkëlqyera. Respekti që marrim tani ishte i paimagjinueshëm për ne disa vite më parë. Në atë periudhë u ndjemë vërtet të shtrydhur dhe të padëshiruar.”
A mund të luajë një rol edhe frika nga një BE që është shumë e madhe?
‘E sigurt që po! Nëse BE është neurotike me 27 në numër, si do të funksionojë me 33 vende? Me gjashtë vende të Ballkanit, më të çmendurit në Evropë? Si edhe të gjithë të kenë një veto. E kuptoj këtë pikë, si dhe kur sheh një vend që funksionon mirë si Holanda, e kupton. Çfarë familje do të funksiononte nëse gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe nipërit në tryezë do të kishin të gjithë të njëjtën fuqi dhe nipërit një veto? Kjo është e pamundur.’
Ju e mbështesni idenë e Macron për një komunitet politik jashtë BE-së.
“Jam mbështetës i madh. Sepse edhe pse nuk jemi ende anëtare të BE-së, ne jemi evropianë. Ata nuk mund të vendosin për këtë në Berlin apo Hagë. BE-ja është i vetmi ent politik në histori me kufi të jashtëm dhe kufij të brendshëm. I gjithë Ballkani Perëndimor shtrihet brenda këtyre kufijve të brendshëm. Ashtu si stomaku juaj nuk mund të komunikojë me pjesën tjetër. Secili vend duhet të gjejë rrugën e tij drejt BE-së, por kolektivisht ne duhet të jemi më të lidhur”.
Çfarë duhet të bëjë BE-ja me Serbinë, anëtare kandidate, e cila sapo ka nënshkruar një kontratë nafte me Rusinë?
“Kini shumë kujdes dhe mos pyesni verbërisht se çfarë nuk mund të japë Serbia. Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por votoi kundër pushtimit të Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Por Ballkani mbetet një zinxhir i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të prishë lehtësisht stabilitetin – dhe madje të çojë në konflikt të hapur.”
A është ri-pushtimi i Ukrainës nga Rusia një pikë kthese?
“Lufta e detyron BE-në të bashkohet, por është gjithashtu një test i madh stresi. Pyetja është nëse njësia do të ruhet. Putini përdor mungesën e ushqimit si një armë vdekjeprurëse. Ai dëshiron të ushqejë urinë në Afrikë dhe të dërgojë një rrymë të re refugjatësh drejt Evropës. Nuk shoh asnjë hezitim tek liderët politikë, por dyshime të opinionit publik. Unë jam i shqetësuar për njerëzit në vendet e pasura dhe aftësinë e tyre për të mbetur të përfshirë në këtë luftë. Vazhdojnë të thonë: ‘Nuk më intereson inflacioni dhe benzina e shtrenjtë, nuk dua që Rusia të fitojë’? Përveç konfrontimit ushtarak, Putini po fokusohet gjithashtu në dallimet në qëndrueshmëri. Pragu i dhimbjes për Rusinë është shumë më i lartë – dhe lufta vendoset mbi këtë.”
Cili është aspekti më i rëndësishëm i transformimit masiv të vendit tuaj?
“Liria për të zgjedhur vetë. Për shekuj kemi jetuar nën çati që nuk i kemi zgjedhur vetë. I imponuar nga regjimet perandorake, regjimet e huaja. Hera e parë që shqiptarët mund të zgjidhnin vetë ishte kur vendosën të linin pas komunizmin dhe të bashkoheshin me Evropën. Në këtë kuptim, Evropa është për ne një fe – dhe një burim njohurish për tranzicionin drejt një shteti demokratik”.
Ti je artist, po ashtu edhe babai yt. Ai ndërtoi monumente në kohën e komunizmit. Cilin monument do të dëshironit të linit pas?
“Babai im ishte një skulptor zyrtar i regjimit. Besonte në komunizëm, në fillim, mendoj. Por fati im është që kur filloi të humbiste besimin, ai më la vend që të kisha besimin tim. Kështu përfunduam nën një çati: një komunist i qetë dhe një antikomunist shumë i zhurmshëm; një artist realist dhe një artist shumë antirealist. Ai ka lënë disa monumente për përjetësi, siç është monumenti i pavarësisë së Shqipërisë. Do të doja të lë atë që tha babai: në fund të fundit është kujtimi i mirë që ka rendesi. Kur njerëzit te thonë se ai u përpoq, ai e bëri atë apo kete në rregull – kjo është e mjaftueshme për mua.”