Kryeministri Rama ndodhej për të dytën ditë në Pogradec me kryetarët e bashkive. Ai i tërhoqi vëmendjen kryetarëve të bashkive dhe solli shembullin e kryetarit të Cërrikut, i cili kishte arritur të kthente mbetjet e prodhimeve bujqësore në pleh organik. Kryeministri deklaroi se kryetarët e bashkive nuk duhet të presin çdo gjë nga bashkia sepse me idenë dhe vullnetin e duhur mund të gjejnë edhe donator.
Rama: Dua të tërheq vëmendjen e kryetarëve që kanë prodhim të konsiderueshëm bujqësor për të parë në vend eksperiencën shumë domethënëse të bashkisë së Cërrikut. Kryetari i bashkisë së bashku me një grup ekspertësh dhe me mbështetjen e menjëhershme të donatorëve ka arritur të kthejë mbetjet e prodhimeve bujqësore në lënë të parë për të krijuar mijëra tonelata plehu organik. Dëgjoj që kërkoni nga qeveria çdo gjë. Kryetari i bashkisë së Cërrikut nuk i ka rënë asnjë herë derës së ministrisë së Bujqësisë dhe nuk ka shqetësuar njeri në Tiranë përveçse ata që janë në zyrat e donatorëve. Nismat me natyrë ekologjike, nismat me natyrë kulturore janë nisma për të cilat nëse ke idenë e duhur gjen mbështetje. Ajo që ka rëndësi janë shembujt dhe shembujt konkretë i kemi. Ky është një rast që është bërë në Cërrik dhe ky shembull duhet t’iu bëjë të reflektoni. Ideja e duhur bën një transformim të madh dhe menjëherë gjen financim. Donatorët kalojnë vetë në fazën e dytë për ta mbështetur bashkinë e Cërrikut në këtë projekt.