MENU
klinika

Të martën konferenca e parë

Rama, në Bruksel për negociatat! Delegacioni me 25 anëtarë niset sot

18.07.2022 - 08:59

Sot pasdite kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar do të udhëtojë drejt Brukseli për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Delegacioni përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit; duke nisur nga shefi i qeverise Rama, shefja e diplomacisë Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave.

Të hënën do të mblidhen edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE e atëherë do të jetë edhe më e qartë agjenda e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Kjo konferencë do të zhvillohet paraditen e 19 korrikut. Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të martën procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis ‘vrapimi’ i fundit i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë

Të martën/ Çfarë do të thotë Konferencë e parë Ndërqeveritare!?