MENU
klinika

"Luftuam kundër besimit se kjo nuk do ndodhte kurrë!"

Rama në konferencën e parë ndërqeveritare

19.07.2022 - 12:20

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën ndërvqeritare për hapjen e negociatave me BE për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë proces.

Ai tha se në Shqipëri nuk biem dakord për shumë gjëra por besimi i vetëm që i bën bashkë të gjithë është fakti se nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së.

“Faleminderit. Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundë rbesimit se nuk do të ndodhte fare. Të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Në Shqipëri nuk jemiu dakord për gjithçka por një besim mbijeton.

Nuk ka rrugë tjetër përveç BE. Është rruga jonë, misioni ynë, fati ynë. Për shekujt na është dashur të jemi në regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Ne zgjodhëm Europën sepse besojmë në këtë hapësirë sigurie por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë.

Një mënyrë që shkëputet njëherë e mirë me të kaluarën. Europa është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër për sigurinë. Një Ballkan i Hapur i katër lirive të BE. Duke filluar nga sot e bëjmë realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"...pa Merkel nuk do të ishte e mundur"

Hapja e negociatave, Rama falënderon liderët evropianë