MENU
klinika

"Duam të bëhemi eksportues të energjisë!"

Rama rendit objektivat në Bruksel: Synojmë të jemi kampionë të epokës digjitale

19.07.2022 - 12:45

Kryeministri Edi Rama ka renditur gjatë fjalës së tij në konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel disa nga objektivat e qeverisë që ai drejton.

Ai tha se Shqipëria synon të bëhet eksportuesi i energjisë neto brenda vitit 2030 dhe të bëhet kampion rajonal i epokës digjitale.

“Gjatë tre viteve të fundit që kanë qenë të vështira roli i Shqipërisë u bë gjithnjë e më i rëndësishëm në OSBE dhe Këshillin e Sigurimit. Ne qëndrojmë për zbatimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe zbatimit të ligjit për të drejtat e njeriut duke mbetur aktivë në ndërtimin e paqes në rajonin tonë të ndërlikuar. Shqipëria ka një histori të përafrimit të politikave me BE që nga viti 2004. Ne marrim pjesë në nisma rajonale dhe ne iniciuam Ballkanin e Hapur bashkë me dy partner të tjerë rajonalë. Nuk do të jenë vetëm dy por katër nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë hyrjen e tyre në Bashkimin Europian Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme të përbashkët dhe për të folur me një zë. Dënon ksnenofobinë në jetën e popujve të Ballkanit.

Dyfishohet qëllimi i unitetit dhe përgjysmohet fryma e ndarjes. BE nuk është një projekt që do të përfundojë një ditë. Ajo tashmë ka dhënë shumë dimension. Shpreh edhe një herë mirënjohjen time nga zemra. Plani ekonomik i investimeve për Ballkanin Perëndimor kanë luajtur një rol vendimtar për të mbrojtur lidhjen tonë. Pozicioni ynë politik si anëtar të ardhshëm të BE të jetë në përmasa të ngjashme me shtetet anëtare të BE. Qëllimi ynë është të rrisim konkurrencën dhe të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të qëndrueshme.

Anëtarësimi ynë në BE do fokusohet në nevojën për të përmirësuar situatë ekonomike dhe sociale. Shqipëria po kthehet në destinacion për të krijuar një sinergji të re në rajon. Ne jemi ende shumë të varur për burimet energjetike. Qëllimi ynë është të bëhemi eksportues neto të energjisë brenda vitit 2030.Bujqësia dhe zhvillimi rural është një sektor i rëndësishëm në vendin tonë. Rritja e standardeve të politikave të këtij sektori është i domosdoshëm për ne dhe kemi shtuar përpjekjet tona për integrim të plotë dhe të shpejtë. Qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur mjedisin.

Ne do të angazhohemi në planet e veprimit të transportit për të përmirësuar sigurinë rrugore, hekurudhat dhe për të zgjeruar korsitë e gjelbërta me shtetet anëtare te BE-së. Do vazhdojmë të investojmë në ndërlidhjen rajonale. Nga ana tjetër duam të bëhemi kampionë rajonalë të epokës digjitale. Teksa flasim ne po luftojmë kundër një sulmi nga një vend armiqësor të BE dhe ndaj nesh gjithashtu. Sistemi ynë po reziston dhe ne po e zmbrapsim armikun duke sjellë shërbimet tona digjitale në orët në vijim”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftuam kundër besimit se kjo nuk do ndodhte kurrë!"

Rama në konferencën e parë ndërqeveritare