Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi ka njoftuar se është rregjistruar rasti i parë në vend me linë e majmunit. Pacientja është një shtetase malazeze dhe gjendja shëndetësore aktuale e saj është e mirë.
Rasti u konfirmua pas ekzaminimit nga Laboratori Molekular në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë.
Institucionet Shëndetësore në Malin e Zi janë shprehur se mbi këtë rast po respektohen të gjitha protokollet kombëtare dhë ndërkombëtare. Ata deklaruan se janë marrë të gjitha masat për frenimin e përhapjes së sëmundjes mbi kontaktet që ka pasur I infektuari.
Mbi 22 mijë raste të lisë së majmunit janë rregjistruar në 79 vende të botës . Spanja ka rregjisturar vdekjen e dytë nga Lija e Majmunit duke u bërë kështu vendi I parë që shënon viktima të sëmundjes edhe në Europë.
Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Lisë së Majmunit nëpër botë bëri që OBSH ta shpallë shpërthimin e saj si një emergjencë shëndetësore globale.