MENU
klinika

Situata e sulmuesit portugez

Ronaldo tregon arsyet pse nuk ka udhëtuar me United

09.07.2022 - 09:35

Cristiano Ronaldo nuk mund të durojë më. Portugezit i kanë mjaftuar thashethemet për mungesën e tij në këtë fillim të parasezonit te Manchester United, pasi klubi i ka dhënë leje të mos udhëtojë në Tajlandë e Australi për arsye personale, siç raporton gazetari Fabrizio Romano.

Përveç kësaj, sipas “Daily Mail”, Cristiano nuk i ka marrë mirë thashethemet se po imponon largimin e tij nga klubi dhe për këtë arsye kishte vendosur të mos udhëtonte me “Djajtë e Kuq”. Në realitet janë arsye rreptësisht personale për lojtarin, i cili po përballet me një problem familjar.

Pasi kërkoi largimin nga Manchester United, klubi anglez refuzon “ta heqë qafe” Cristianon për momentin. Megjithatë, e ardhmja e tij në “Old Trafford” është një mister, pasi lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, diçka që nuk do ta bëjë dot me skuadrën aktuale.

Pas publikimit të lajmit se dëshironte të largohej nga “Djajtë e Kuq”, janë disa skuadra të interesuara për të marrë shërbimet e portugezit. Ato që kanë shfaqur më shumë interes janë Bayern Munich, Chelsea dhe Napoli.

Bayern mund ta marrë Cristianon nëse më në fund pranon “të heqë qafe” Leëandoëskin, edhe pse për momentin bavarezët mbeten refuzues këmbëngulës ndaj ofertave të Barçës. Nga ana tjetër, Chelsea ka gati ofertën për Cristianon, pasi menaxheri i ri blu Todd Boehly dëshiron të nënshkruajë me një yll të madh për projektin e tij

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN