28.07.2022 - 18:03
Në seancën e sotme parlamentare, janë miratuar dekretet e presidentit Bajram Begaj për vendimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon ndryshimeve në qeveri.
Me 76 vota pro, 32 kundër është miratuar emërimi i Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministres, e cila zë vendin e Arben Ahmetajt në këtë detyrë.
I njëjti numër votash është bërë edhe për emërimin e Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.
Ndërkohë shkarkimi i Arben Ahmetajt është miratuar me 103 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj